Siguria në Kosovë/ Eksperti Dashevci: Rasti në Ibër-Lepencë, pati mbështetje të suksesshme nga Shtetet e Bashkuara

Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë eksperti i sigurisë, Arben Dashevci i cili ka folur për sigurinë në Kosovë.
Ai është shprehur se policia këtë vit ka treguar sukses në mbajtjen e rendit në shtetin kosovar.

“Duke pasur parasysh çfarë luftë hibride është përballur Republika e Kosovës, e cila ka derivuar nga lufta speciale që është bërë gjithmonë nga Rusia në Europë, që prej Serbisë në Ballkan mund të themi që ky viti 2025, sakrificat, dhe mundjet, policia e Kosovës dhe gjitha instancat e sigurisë ka treguar sukses."-tha ai.

Ndërkaq, një nga rastet e suksesit, Dashevci ka treguar se rasti i Ibër-Lepencit, ka pasur mbështetjen e aleatit të përjetshëm. Atë të SHBA.

"Nëse e mbani mend atë rastin në kanalin e Ibër-Lepencit, ku patën komentuar që Kosova dhe instancat e sigurisë kanë kërkuar ndihmën nga aleati i përjetshëm, SHBA.

Ata atë ndihmë e gjetën.

Pra, çfarë është më rëndësi, u fitua një betejë që është e pakontestueshme dhe e patjetërsueshme.”- tha eksperti.