Kurti jep bonuse për shkak të zgjedhjeve? Spahiu: E ka bërë çdo vit, nuk mund të konsiderohet një veprim që ndikon në vota
I ftuar në “Ora News”, politologu Nexhmedin Spahiu komentoi premtimin e qeverisë së Kosovës për shtesat prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë, duke theksuar se ky veprim nuk pritet të ketë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve, ku shtoi se ky veprim është bërë çdo vit.
" Kjo është një gjë që e ka bërë çdo vit dhe nuk kanë marrë vetëm pensionistët e "Vetëvendosjes" , por edhe të partive të tjera, edhe fëmijët e të gjithë partive. Nuk mund të konsiderohet kjo një veprim që ndikon.
Votat për Albin Kurtin janë në një % shumë të vogël. Është diku, nuk besoj se kalon 10-15%.
Zgjedhjet e kaluara ai fitoi 42.6%. Fitoi sepse shumica e votuesve në Kosovë janë votues kundër "LDK", "PDK", "AAK" dhe shohin si të keqen më të vogël Albin Kurtin.
Jo sepse janë tifozë të flaktë të Kurtit. Tani që nga zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit, "Vetëvendosja" ka qenë në rënie sipas perceptimit tim, mirëpo kohët e fundit ka filluar të ketë ngritje dhe ka shumë arsye", u shpreh Spahiu.
