Politika e një viti në RMV/ Adili: Përçarjet politike po e largojnë vendin nga pritshmëritë reale të qytetarëve
I ftuar në emisionin “Për Shqiptarët” në Ora News, pedagogu dhe publicisti Bekim Adili ka folur për politikat e këtij viti në Maqedoninë e Veriut, duke vënë theksin te mungesa e një platforme të përbashkët dhe pasojat që përçarjet politike kanë në jetën dhe pritshmëritë e qytetarëve.
" Fraza ' e trazuara' në kuptim të situatave që ka qenë jo vetëm Maqedonia e Veriut por rajoni dhe në tërësi bota dhe kur sot globi është realisht i trazuar në dinamikat e saj, konfliktet janë të shfaqura jo vetëm të aspektit të armatimit por edhe ajo çfarë ne nuke shohim në një luftë kibernetike.
Me një fjali ta përmbledhim do të them për fat të keq kur shumë shtete, shumë kombe po ndërtojnë aleanca, jo vetëm shqiptarët në Maqedoni të Veriut, por tani flasim për aty, ato në vend të ndërtojnë një platformë dhe një projekt të përbashkët, fatkeqësisht janë karakterizuar nga një ndarje, përçarje, baltosje, pra janë fokusuar në një luftë të pakumtimtë mes njëri tjetrit dhe kanë harruar atë çka mund të na presi të nesërmen dhe atë çfarë realisht qytetarët po presin, njëlloj përgjegjshmërie dhe politika të qëndrueshme dhe jo të aspektit të interesit ditor", u shpreh Adilli.
