Paqe fiskale apo amnisti fiskale? Ekspertja e ekonomisë shpjegon dallimin midis tyre dhe se si aplikohen ato në biznese

Në një lidhje direkte për OraNews, ka folur ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi rreth dy koncepteve ekonomike, si ajo e paqes fiskale dhe e amnistisë fiskale. 

Ajo fillimisht ka parashtruar se të dyja mund të duken si të barabarta në zbatim.

Duke u bazuar në takimin e kryeministrit Edi Rama me sipërmarrësit që përfituan nga paqja fiskale, Radonshiqi ka theksuar se amnistia ka të bëjë me falje e kamat vonesave ndërsa paqja fiskale është vetëmenaxhim dhe korrigjim nga vetë bizneset.

“Në fakt, paqe fiskale duket sikur është e njëjta gjë dhe deri diku lidhet me amnistinë fiskale sepse deri diku kryeministri e ka mohuar. Por megjithatë unë mendoj që, amnistia këtu qëndron të fakti që kamat vonesat dhe ndoshta gjobat për bizneset për të cilat kanë pasur probleme për pagesat janë falur.

Nga ana tjetër dhe vetëkorrigjimi i bilancave është një lloj amnistie sepse krijon kështu hapësira që çdo biznes të vetërregullohet."- tha Radonshiqi.

Më pas ajo ka shpjeguar dallimin midis tyre, duke nënvizuar se paqja fiskale nuk është ekuivalente me faljen e pagesave.

"Doja të thoja që, nga ndryshon tani amnistia nga paqja fiskale. Ideja e të gjithë kësaj gjëje nuk është që të falet por ën fakt është që të korrigjoj apo vetë bizneset me vullnetin e tyre të lirë të deklarojnë dhe të mos bëhen më pjesë e evazionit fiskal dhe vetë informalitetit.

Ky është ndryshimi që e bën diferencën nga amnistia, që do të thotë që nuk do të ketë falje.

Thjesht një falje me një kusht dhe kushti është shumë lehtësisht i kuptueshëm.

Pra, do t’ju falim për herën e fundit me qëllim që ju vetëkorrigjoni bilancat tuaja."- u shpreh ekspertja.