Bledi Shkëmbi paraqitet në SPAK, ish-kampioni i Skënderbeut zbulon arsyen

Ish-lojtari i Skënderbeut dhe ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u paraqit këtë të martë në SPAK.

Shkëmbi deklaroi për mediat para Prokurorisë së Posacme: “Kërkova një makinë në emrin tim, e ka bllokuar SPAK”.

Detajet për arsyet e paraqitjes së tij dhe hetimet e mundshme nuk janë bërë të ditura, ndërsa Shkëmbi u shpreh i gatshëm të japë sqarimet e nevojshme para organeve të drejtësisë.