Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin

Gjatë vitit 2025, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u informuan për disa raste të dyshuara korrupsioni të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog: as aktakuza, as vendime për ndalimin e hetimeve. Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit të SOZR, Pece Mirçevski, u bastis, dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

Hetimi kryesor lidhet me furnizimin me mazut të TEC Negotinë (2021–2023), ku prokuroria dyshon për dëmtim të buxhetit për 167.5 milionë euro. Mostra të mazutit janë dërguar për ekspertizë në Serbi, dhe prokuroria pret ndihmë nga profesorë dhe MPB-ja për dokumentacion shtesë.

Për biznesmenët e dyshuar janë në fuqi masa kujdesi, duke përfshirë paraqitje periodike në gjykatë, garanci financiare dhe konfiskim pasaportes. Hetimi përfshin gjithsej 13 të dyshuar dhe një kompani, me vepra penale si keqpërdorim të prokurimeve publike dhe pastrim parash.

Raste të tjera përfshijnë aferat në Lotarinë Shtetërore, ku dyshohet për përvetësim në shërbim dhe keqpërdorim të pozicioneve të larta, duke përfshirë ish-drejtues të ESM dhe Artan Grubin, i cili është në arrati.

Prokurori i shtetit Ljupço Kocevski dha dorëheqje në dhjetor 2025, ndërsa Anita Topolova-Isajllovska u emërua ushtruese e detyrës, duke nisur periudhën e tranzicionit për zgjedhjen e një shefi të ri të Prokurorisë Publike.