EMRAT/ Plagosja me a*më në Kukës, dorëzohen në polici dy vëllezërit

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit,  Ndriçim e Fatri Iseberi të shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin Ndriçim Iseberi., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin Fatri Iseberi, 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Sadik Kapicën, 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”.

Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin Amarildo Cenën, 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.