“Pa kufij”! Luna Çausholli ngjitet në skenën e Festivalit të 64 në RTSH, kënga me mesazh të fortë “rrëmben” zemrat e publikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2025, 15:32
Artistja e re Luna Çausholli është një nga konkurrentet e këtij edicioni të Festivalit të Këngës në RTSH, ku sonte ngjitet në skenë me këngën e saj të titulluar “Pa kufij”.
Kënga përcjell një mesazh të fortë gëzimi, drite dhe shprese.
Që nga prezantimi i saj, kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe fansat, duke marrë komente pozitive për mesazhin e fortë, interpretimin emocional dhe energjinë që përcjell, duke rikujtuar identitetin, rrënjët dhe vlerat që na bashkojnë. “Pa kufij” është një thirrje për unitet dhe për besim në atë që meritojmë si shoqëri dhe si individë.
