PROMOVUES TË PAQES PREJ 15 VITESH/ Këngëtarja Irma Libohova, vlerësohet për angazhimin social
Misioni Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim kremtoi 15-vjetorin e themelimit me një ceremoni ku u promovuan vlerat e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Artistja Irma Libohova u nderua me për kontributin e saj në paqen sociale dhe ndërkomunitare, ndërsa çmim morën edhe personaliteteve të tjera
Misioni Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim ka kremtuar 15-vjetorin e themelimit me një ceremoni madhështore, ku dhjetëra personalitete nga fusha e diplomacisë, biznesit dhe veprimtarisë publike u mblodhën për të promovuar vlerat e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Artistja e njohur shqiptare, Irma Libohova, u nderua me çmimin prestigjioz “HUMAN EXCELLENCE AWARD 2025”, për kontributin e saj në shërbim të paqes sociale dhe ndërkomunitare.
Në të njëjtën ceremoni, ky çmim iu akordua edhe personaliteteve të tjera të shquara nga fusha e biznesit, diplomacisë ekonomike, politikës dhe veprimtarisë publike, duke njohur kontributet e tyre në paqen sociale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Shefki Hysa, Gruvenatori i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim, theksoi rëndësinë e këtij çmimi.
Ceremonia e 15-vjetorit shërbeu si një moment reflektimi për punën e disa viteve të Misionit, duke theksuar rëndësinë e promovimit të paqes dhe vlerave humane brenda dhe jashtë Shqipërisë.

