VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër
Europa Jugperëndimore mbetet nën mot të vranët. Vranësira dhe reshje më të dobëta shiu do të ketë edhe në Ishujt Britanikë dhe Europën Lindore. Ndërkohë, pjesa tjetër e kontinentit ndikohet nga mot i qëndrueshëm, kryesisht në rajonin e Ballkanit.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja dominohet nga kthjellime të gjata, më të theksuara përgjatë vijës bregdetare.
Pasditja sjell shtim të vranësirave, kryesisht në zonat Veriore dhe Lindore, pa reshje. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 23°C, era fryn mesatare nga Veriu deri 35 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut priten me reshje shiu dhe dëbore. Pjesa më e madhe e kontinentit mbetet nën masa ajrore të qëndrueshme.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në Veriperëndim.
Pasditja pritet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 24°C. Era fryn mesatare deri e fortë nga Jugu, mbi 40 km/, me dallgëzim deri në 2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

