Pl*gosje me a*më zjarri në Durrës/ 33-vjeçari merr goditje dhe transportohet në spital, çfarë thonë autoritetet për autorin...
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:40, është regjistruar një rast plagosjeje me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr.9 të qytetit ku shtetasi F.K., 33 vjeç, dyshohet se është plagosur me armën e zjarrit.
Ndërkaq, 33-vjeçari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë identifikuar autorin por nuk është bërë ende publike për shkak të hetimeve që po vijojnë për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
