Imuniteti i Ballukut, Rusta: Të premten në Kuvend do jenë Klodian Braho dhe prokurori i çështjes
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, zbuloi detaje nga dy dosjet që tronditën opinionin publik ditën e sotme, me 8 urdhër-arreste të lëshuara lidhur me abuzimet me tenderat e AKSHI-t dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Të premten me shumë gjasë në Këshillin e Mandateve do të jenë Klodian Braho dhe prokurori i çështjes.
A ka kallëzim për të gjitha dosjet apo hetim kryesisht, kjo mbetet për t’u parë.
Lidhur me dosjen e AKSHI-t, nuk është e qartë se ku janë Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nëse janë në Dunai apo jo, por ajo që ka rëndësi është që ata ndodhen në kërkim ndërkombëtar”, u shpreh ndër të tjera gazetari Arsen Rusta.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
