NJË SHEKULL MARTIN CAMAJ/ Përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes. Akademiku: Dimension evropian

Martin Camaj u përkujtua në 100-vjetorin e lindjes si një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe moderne, me një vepër me dimension europian. Studiuesit theksuan se krijimtaria e tij mbetet një pasuri ende për t’u zbuluar, veçanërisht nga brezat e rinj.

Martin Camaj,  u përkujtua në 100 vjetorin e lindjes si një nga shkrimtarët dhe poetët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe modern

Akademiku Behar Gjoka vlerëson se Camaj mbetet një autor që duhet lexuar jo vetëm si poet i mërgimit, por si një krijues që i dha letërsisë shqipe një dimension evropian.

Gjoka theksoi gjithashtu se vepra e Camajt është ende një territor për t’u zbuluar sidomos për brezat e rinj, të cilët mund të gjejnë aty jo vetëm mjeshtëri artistike por edhe një model të lirisë krijuese.

Poezia e tij e ndërtuar mbi mitin, simbolin dhe gjuhën e pasur veriore, është cilësuar si një hapësirë e lirë shpirtërore, larg skemave ideologjike të kohës.

Në këtë jubile Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, organizuan konferencën shkencore "Gjurmët e fjalës”