PANDEMIA DETARE ZHDUK GJALLESAT! Iriqët e detit, të rrezikuar për shkak të rënies së popullatës me mbi 90%

Një pandemi detare misterioze ka zhdukur deri në 99% të popullatës së iriqeve të detit në disa zona, duke shkaktuar ngordhje masive në oqeane nga Ishujt Kanarie deri në Karaibe. Shkencëtarët paralajmërojnë se humbja e kësaj gjallese në ekosistem ka dëmtuar rëndë koralet. 

Një pandemi detare e pashpjeguar po i çon drejt zhdukjes disa specie përfshirë iriqët e detit.

Pothuajse tërësisht popullatat e tyre në disa zona nuk ekziston më, sipas një studimi të ri.

Që prej vitit 2021, specia Diadema africanum në Ishujt Kanarie është goditur rëndë nga një sëmundje e panjohur, duke shkaktuar një rënie prej  99.7% të popullatës në Tenerife dhe mbi 90% pranë arkipelagut të Madeira-s.

Ngordhje masive janë raportuar gjithashtu në Detin e Kuq, Mesdhe, Karaibe dhe Oqeanin Indian Perëndimor.

Iriqët e detit, të njohur si “inxhinierë të ekosistemit”, luajnë rol kyç në mbajtjen nën kontroll të algave dhe në mbrojtjen e koraleve.

Humbja e tyre tashmë ka goditur rëndë shkëmbinjtë koralorë në Karaibe, ku koralet janë përgjysmuar dhe algat janë rritur me 85%.

Shkencëtarët nuk e dinë ende shkakun e pandemisë, por dyshohet se aktivitetet njerëzore përfshirë transportin detar, ndryshimet në rryma dhe dallgëzimet jonormale mund të kenë ndikuar në përhapjen e sëmundjes.

Në nivel global, vetëm disa zona tropikale nuk janë prekur ende nga sëmundja, por shkencëtarët paralajmërojnë se përhapja e saj mund të rikthehet dhe të rrezikojë edhe këto ekosisteme.