Kërkesa e gjyqtarëve për rritje page me 1600€ mbi aktualen/ Rama: Përmbysje e demokracisë mes pushteteve
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në "X" ka kritikuar ashpër kërkesën e gjyqtarëve për rritje page me 1,600 euro mbi aktualen. Kërkesë e ardhur nga magjistratët e zakonshëm.
Nga ana tjetër, Rama ka ironizuar dhe kërkesën e gjyqtarëve dhe magjistratëve të SPAK dhe GJKKO, duke u shprehur se ata janë më të paguarit në republikë.
Bëhet fjalë për një kërkesë rritjeje me 3,100 euro shtesë mbi rrogën aktuale, duke e çuar pagën nga 6,130 euro në 9,230 euro.
Kryeministri nuk i ka kursyer ironitë duke thënë në status se përderisa kompetencat e drejtësisë kanë arritur deri në atë pikë që të pezullojnë zv. kryeministren nga detyra vetëm me një vendim gjykate, atëherë ata kanë pushtetin e mjaftueshëm për t'ja rritur vetes pagën aktuale.
Statusi i kryeministrit:
“S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen!
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2025
Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO…
