Zhvillimet në PD/ Baçi: ''Kafja'' e Salianjit, nga një anë s'ka asgjë të keqe, por pa program
Deputeti i PD, Luan Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se takimet e Ervin Salianjit në Durrës nuk kanë asgjë të keqe por ishin takime të paprogramuara.
Baçi: Që të jemi të sinqertë me atë çfarë diskutojmë dhe mos të fshihemi pas gishtit si i thonë fjalës, patjetër që ju i referoheni takimi të zotit Salianji në takimin e Durrësit që bëri dhe një kafe që e pinë tek një lokal me disa nga kandidatët për deputetë të listës së hapur.
Mendoj se ka dy këndvështrime.
Është një këndvështrim që për mua personalisht nuk ka asgjë të keqe takimi me demokratët.
Diskutimi i problematikave, debati, shqetësimet, qarja e hallit me njëri tjetrin si i thonë fjalës.
Shprehja e mendimeve që ata kanë nuk ka asgjë të keqe përveçse të mirës që ka tek PD.
Por parë nga këndvështrimi tjetër, patjetër që ka pasur edhe kritika.
Sepse janë takime të paprogramuara.
E vetmja gjë që nuk shkon, që mund të thuhet që kërcet pak janë takime të paprogramuara.
Sepse flasim për partinë Demokratike, është një parti e organizuar, me statut.
Flasim për anëtarë kryesie të PD, eksponentë të PD që kanë të gjitha mundësitë brenda strukturës në kryesinë e PD për të organizuar dhe për të vepruar në bazë të udhëzimeve që nxjerr PD.
