Spalleti sqaron situatën “Zhegrova”: Do të doja ta përdorja më shumë, por duhet të rikthehet në formë

Pas kërkimeve të shumta nga tifozët juventin ndaj trajneri Spalleti, për ta aktivizuar më shumë sulmuesit nga Kosova. Tekniku Italian ka zbuluar arsyen se përse Zhegrova  nuk po merr më shumë minuta, ku sipas tij ai nuk është gati për shkak se lojtari sapo është rikthyer nga dëmtimi.

Luciano Spalleti trajneri i sapoardhur tek skuadra e Juventusit, është ndalur së fundmi tek çështja Edon Zhegrova dhe minutat e pakta të aktivizimit të sulmuesit Dardan.

Gjatë një konference për shtyp, tekniku Italian, zbuloi se Zhegrova sapo është rikthyer nga një dëmtimi, ku sipas trajnerit kjo është arsye e minutave të pakta:

“Ai nuk ka probleme personale, por po rikthehet nga një dëmtim i gjatë. Duhet kohë për t'u rikthyer në formë, ai është një lojtar shkatërrues në 15 metrat e fundit, do të doja ta përdorja më shumë, por duhet të rikthehet në formë”, shpjegoi 45 vjecari.

Krahas kësaj, futbollisti nga Kosova, u aktivizua në 10 minuta e fundit të derbit përballë Napolit, të cilët bardhezinjtë e humbën me rezultatin 2-1. 

Gjithashtu sulmuesi i krahut të djathtë, pati ndikim të dukshëm në lojë, pasi ishte shumë pranë golit të barazimit në minutat e fundit të sfidës.

Sa i përket aktivizimit me fanellën e Juventus, Zhegrova ka luajtur gjithsej 8 ndeshje në këtë sezon, ku 3 nga këto në Champions League, një në Kupën e Italisë, dhe 4 në Seria A, por ka hyrë në fushën e blertë gjithmonë nga stoli.

Ndërkohë, torinezët po kalojnë një ecuri të dobët , duke u renditur jashtë zonës Evropiane në kampionat, më 23 pikë të grumbulluara në 14 javë të luajtura deri më tani.