TANZANIA NËN MASA TË RREPTA SIGURIE/ Shkak, aktivistët paralajmëruan protesta në Ditën e Pavarësisë

Në Ditën e Pavarësisë së Tanzanisë, policia dhe ushtria zëvëndësuan qytetarët në rrugët e vendit për të parandaluar protesta të mundshme nga aktivistët. Tensionet politike mbeten të larta që pas zgjedhjeve të tetorit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Tanzania shënon këtë të martë Ditën e Pavarësisë, por në vend të festimeve policia dhe ushtria u kanë bërë thirrje qytetarëvë të qëndrojnë në shtëpi.

Shkak janë bërë thirrjet e aktivistëve për të zhvilluar protesta kundër shtypjes së demonstratave të tëtorit që u mbajtën gjatë zgjedhjeve me pretendimin për process zgjedhor të pallegullt.

Kryeqyteti Dar es Salaam, është vendosur nën masa të jashtëzakonshme sigurie, për të parandaluar çfarë do lloj tubimi. Policia paralajmëroi masa të rrepta ndështuese nësë thyhet ky rregull.

Ndërkohë banorët raportojnë se situata deri në mesditë ishte relativisht e qetë, megjithëse disa protestues lokalë filluan të mblidheshin në disa zona të qytetit.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 29 tetorit shkaktuan valën më të dhunshme politike në historinë pas-pavarësisë së Tanzanisë, me OKB-në që vlerëson se qindra njerëz u vranë.

Presidentja Hassan fitoi një mandat të ri me 98% të votave, pas ndalimit të kandidatëve opozitarë, ndërsa hetimet për dhunën zgjedhore dhe zhdukjet e kritikëve vazhdojnë të jenë të pazbuluara plotësisht.

Ndërkohë, tensionet politike mbeten të larta.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime për dhunën ndaj civilëve, lirinë fetare, fjalën e lirë dhe barrierat ndaj investimeve, duke rishikuar marrëdhëniet e tyre me Tanzanin.