VIDEO/ Shpërthen zjarri në një ndërtesë shtatëkatëshe në Xhakarta, 17 persona ndërrojnë jetë

Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë shtatëkatëshe në kryeqytetin indonezian Xhakarta të dielën.

17 persona kanë humbur jetën nga zjarri dhe disa të tjerë janë bllokuar brenda ndërtesës.

Zjarri është shuar, ndërsa përpjekjet për evakuimin e ndërtesës po vazhdojnë.

Në atë godinë ndodheshin zyrat e një kompanie që ofron dronë për aktivitete mbikëqyrjeje ajrore.

Pamjet e transmetuara nga Kompas TV, tregojnë dhjetëra zjarrfikës që përpiqen të largojnë njerëzit nga ndërtesa dhe disa të tjerë që mbajnë qese me trupa jashtë ndërtesës.