Po kryente fluturim rutinë/ Avioni rus rrëzohet në verilindje të Moskës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 11:11
Një avion ushtarak rus Antonov An-22 është rrëzuar ditën e sotme në verilindje të Moskës.
“Sipas raporteve paraprake, një avion An-22 u rrëzua në rajonin e Ivanovos. Kishte shtatë persona në bord “, njoftuan autoritetet.
Avioni po kryente një fluturim rutinë pas riparimeve.
Përplasja ndodhi pranë një dige dhe fragmente të avionit u gjetën duke lundruar në ujë.
