Java politike/ Olli: Ka shumë probleme të brendshme që opozita duhet t’i analizojë
Analisti, Leonard Olli në një intervistë në Ora News u shpreh se ka shumë probleme të brendshme që opozita duhet t’i analizojë.
Olli: Nëse do ti referohesha asaj që ju përmendët zëra ndryshe, për fat të keq nuk është se konstatoj diçka ndryshe edhe në diskursin politik të individëve të cilët tashmë kërkojnë me të drejtë në parim pra janë disa gjëra që duhet të theksohen.
Sikundër është pjesa e rivitalizimit të opozitës pas zgjedhjeve.
Kryerjen e një analize të plotë dhe të thellë post zgjedhore në raport me ecurinë dhe punën e brendshme të PD.
Në raport me çfarë shkoi keq me strukturat.
Në raport me çfarë shkoi keq me përzgjedhjen me kandidatët.
Në çfarë shkoi keq me strategjinë në mënyrën se si u ndërtua që ata që do ishin në listat e mbyllura duhej të ishin dhe a kanë qenë funksional 100% në raport me pjesën tjetër që do të mbështetej jashtë listave, etj.
Pra ka shumë probleme të brendshme të cilat do të duheshe të analizoheshin dhe sigurisht mund të analizohen edhe sot që flasim.
