Pezullimi i Ballukut, Rama: Ankimimi në GJK nuk është betejë politike, por një betejë institucionale
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel në podcastin e përjavshëm “Flasim” lidhur me çështjen e pezullimit të zv/Kryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Rama e ka quajtur një precedent kërcënues, sipas tij, ndërhyrjen siç ai ka konstatuar të gjykatës dhe prokurorisë në pushtetin ekzekutiv.
“Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nuk është betejë politike apo presion, por një betejë institucionale, betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe mosmarrjen e kompetencave të Kryeministrit dhe qeverisë nga një gjykatës dhe një prokuror.
Precedent kërcënues për demokracinë dhe krejt i panjohur në Europë dhe botën demokratike. Nuk është pezullim, por nënshtrim i ekzekutivit që sjell pasoja pas pasojash.”-tha Rama
