32-vjeçari gëlltit vezën 20 mijë € për ta vjedhur! Policia kthen gjerdanin luksoz pas ndërhyrjes mjekësore
Një 32-vjeçar në Zelandën e Re u arrestua pasi tentoi të vidhte një varëse të rrallë me vlerë rreth 20 mijë dollarë duke e gëlltitur. Objekti u rikthye nga policia pa ndërhyrje mjekësore.
Zyrtarët në Zelandën e Re kanë bërë të ditur se kanë arritur të rimarrim një varëse të rrallë në formë veze Fabergé, e cila dyshohet se u gëlltit nga një 32-vjeçar që tentoi ta vidhte nga një argjendari.
Sipas autoriteteve, objekti me vlerë rreth 20 mijë euro sipas tyre u rikthye në posedim të policisë pa ndërhyrje mjekësore.
Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë, kur i riu u kap në flagrancë, vetëm pak minuta pasi dyshohet se e kishte gëlltitur varësen për të shmangur arrestimin.
Gjerdani luksoz ishte i zbukuruar me 60 diamante të bardha, 15 safire blu, dhe dhe brenda saj bërman një formë oktapodi në miniautrë 18 karat.
E quajtur Octopussy egg, është frymëzuar nga filmi i James Bond-it i vitit 1983 me të njëjtin emër.
32-vjeçari është akuzuar për vjedhje dhe po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm shëndetësor nga policia, e cila theksoi detyrimin e saj për kujdes ndaj të ndaluarve në rrethana të tilla.
Sipas raportimeve, varësja do t’i kthehet kompanisë Fabergé.
I dyshuari pritet të dalë para gjykatës më 8 dhjetor, ndërsa do të përballet edhe me akuza të tjera, përfshirë vjedhjen e një i-Padi nga i njëjti dyqan dhe marrjen e produkteve të një shtëpise me vlerë 100 dollarë.

