VIDEO+FOTO/ SHBA, djali vr*t prindërit në vilën luksoze! Çfarë është zbuluar për ngjarjen e rëndë...

Një çift bashkëshortësh u gjetën të vrarë barbarisht në banesën e tyre dhe pak orë më vonë policia zbuloi të vdekur pas një akti vetëvrasje edhe djalin e tyre, i cili dyshohet se është autori i krimit të dyfishtë në familje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-ve. Eric Cordes, 63 vjeç, dhe gruaja e tij Vicki Cordes, 66 vjeçe, u gjetën të vdekur në garazhin e rezidencës së tyre luksoze në Simi Valley, Kaliforni, me vlerë 1.3 milionë dollarë.

Sipas New York Post, mjeku 63-vjeçar dhe gruaja e tij u qëlluan disa herë në garazhin e shtëpisë së tyre luksoze në Simi Valley.

Siç raportohet nga LA Times, një makinë e djegur u gjet në Chino, rreth 105 km larg vendit të krimit, brenda së cilës u gjet trupi i djalit të tyre 37-vjeçar, njëkohësisht vrasësi, Keith Cordes.

Djali nuk jetonte me prindërit, por në Kentucky dhe deri më tani motivi i vrasjes së prindërve të tij nuk është bërë i ditur. Trupi i 37-vjeçarit ishte djegur brenda makinës, prandaj policia pati vështirësi në identifikimin e tij.

Megjithatë, kamerat e njohjes së targave arritën të gjurmonin Honda Civic-un e zi të Keith-it nga vendi i krimit deri në Chino, ku ai përfundimisht u ndal pranë Parkut Ayala.

Atje, ai i vuri flakën makinës dhe më pas qëlloi veten me të njëjtën armë që përdori për të vrarë prindërit e tij.