VIDEO/ E papritura e rëndë në Brazil, humb jetën drejtori i muzeut në palestër, po ngrinte shtanga dhe...

Një burrë 55-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një palestër në Brazil, kur shtanga që po ngrinte i rrëshqiti nga duart dhe i ra në gjoks.

Siç shihet nga videoja e regjistruar nga një kamera sigurie, Ronald Montenegro, siç u quajt 55-vjeçari, u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga stoli.

Edhe pse u transportua menjëherë në një qendër shëndetësore aty pranë, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.

Montenegro, baba i dy fëmijëve, punonte si drejtor muzeu në rajonin Olinda të Brazilit.

Muzeu Palacio dos Bonecos Gigantes shprehu trishtimin e tij për vdekjen e 55-vjeçarit me një foto të tij dhe një fjongo të zezë:

“Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e Ronald Montenegro, presidentit tonë dhe një figure të rëndësishme në historinë dhe funksionimin e Palacio dos Bonecos”.