Ukraina thotë se b*mbardoi uzinën e madhe kimike të prodhimit të eksplozivëve në Rusi!

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi nëpërmjet rrjetit Telegram, se një uzinë kimike në rajonin e Stavropolit të Rusisë (jugperëndim) u godit, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Sipas të njëjtit burim, uzina prodhonte përbërës për eksplozivë dhe është një nga më të mëdhatë e këtij lloji në Federatën Ruse.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga pala ruse.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin.