Kosova voton më 28 dhjetor/ Hoxha: Eliminimi i Listës SRPSKA, tentativë e kotë e KQZ

Analisti, Ylli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se eliminimi i Listës SRPSKA është një tentativë e kotë e KQZ.

Hoxha: Eliminimi i Listës SRPSKA po të ishte objektiv duhej të ndjekej një rrugë krejt tjetër në të cilën ekziston, është e mundur por është shumë i vështirë dhe përfshin akterë të tjerë siç është qeveria, siç është Legjislacioni, siç është gjykata.

Por atë rrugë nuk e kanë ndjekur deri tani askush.

Dhe është një tentativë kështu kot e KQZ në një forum ku nuk mund të bëhet kjo.

Eliminimi i një subjekti mund të ndodhë me sugjerime të AKI, shërbimit të inteligjencës të cilat pastaj adresohen në ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të cilat pastaj i adresohen KQZ si probleme reale.

Si pasojë e saj, KQZ mund të marrë vendim.