Kupa e Italisë/ Kualifikohet Atalanta, në çerekfinale përballje shqiptare Gjimshiti-Zhegrova
Atalanta arriti një fitore bindëse 4-0 ndaj Genoas, duke siguruar kalimin në çerekfinalet e Coppa Italia, ku do të përballet me Juventusin.
Kjo ndeshje sjell një duel të veçantë: Berat Gjimshiti kundër Edon Zhegrovës, dy shqiptarët që luajnë në Serie A.
Golat për Atalantën u shënuan nga: Berat Gjimshiti, Marten De Roon,Mario Pasalic, Honest Ahanor.
Atalanta dominoi ndeshjen, me Gjimshitin që hapi serinë e golave me një goditje të saktë me kokë pas asistit të Zalewskit.
La Dea goditi dy herë shtyllën në pjesën e parë, ndërsa Genoa mbeti me 10 lojtarë në minutën e 36 pas daljes me të kuqe të Seydou Finit.
Në pjesën e dytë, De Roon shënoi një supergol me vole, Pasalic realizoi golin e tretë në minutën 81, dhe Ahanor vulosi rezultatin me golin e tij të parë për klubin – të cilin nuk e festoi, pasi vinte kundër ish-skuadrës së tij.
Tani Atalanta përgatitet për çerekfinalen kundër Juventusit, një duel që pritet me interes të madh edhe për faktin se do të kemi një përballje mes dy shqiptarëve: Gjimshiti-Zhegrova.
Ndeshja do të zhvillohet mes 4 dhe 11 shkurt 2026.
