Probleme me zemrën/ Zeka zbulon gjendjen shëndetësore të trajnerit, Edlir Tetova
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", gazetari i sportit dhe zëdhënësi i klubit Egnatia, Xhevdet Zeka, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të trajnerit Edlir Tetova.
" Kjo gjendje që kaloi do ta bëj më të kujdesshëm dhe në raport me stresin e shqetësimet. Ai është gati. Mos mendoni se dhe sot e ka të lehtë sepse ishte me ethet e ndeshjes për nesër.
Klubi i Egnatias ka ngritur struktura të një grupi modern, janë marrë masat.
Në aspektin teknik duhet të besojmë tek Julian Brahja, Taulant Guma e gjithë stafi mjekësor që gjithë atë volum pune, gjithë atë sukses që Tetova e ka rritur, këta do ta vazhdojnë sepse dhe konsulenca e tij njerëzore do të jetë pranë tyre.
Skuadra njihet shumë mirë dhe nga zv. tranieri dhe pjesa tjetër e stafit. Nuk besoj se do na çaloj nesër nga kjo", u shpreh Zeka.
