Mungesa e madhe, Liverpooli disa ndeshje pa Salah
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 16:54
Liverpuli do të përballet me një mungesë të madhe për disa ndeshje në Premier Ligë.
Ata do të jenë pa yllin e tyre, Mohamed Salah, i cili do të luajë me Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Këtë e konfirmoi edhe trajneri holandez, Arne Slot i cili njoftoi se Salah do t’i bashkohet kampit të Egjiptit, më 15 dhjetor.
Ndërkohë që duhet thënë se egjiptiani me atë që ka treguar në ndeshjet e fundit me “Reds”, ka pasur një rënie forme, që ka shkuar paralelisht edhe me periudhën e dobët të rezultateve të ekipit.
Kujtojmë që Kupa e Kombeve të Afrikës do të mbahet këtë vit në Marok dhe do të nisë zyrtarisht më 21 dhjetor, për të përfunduar më 18 janar të vitit të ardhshëm.
