Probleme me zemrën/ Trajneri i Egnatias i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 07:44
Trajneri i ekipit të Egnatia, Edlir Tetova, i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.
Mësohet se trajneri ka kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e kryeqytetit dhe gjithçka ka kaluar me sukses sipas burimeve pranë klubit, i cili gjithsesi deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë.
Tetova është nën kontrollin e mjekëve dhe sipas informacioneve të para, pritet të rikuperohet plotësisht nga kjo situatë.
Pritet që ekipin në vijim, deri në kthimin e trajnerit, ta drejtojë asistenti i tij, Juljan Brahja.
