''Prova'' politike e 28 dhjetorit në Kosovë/ Bytyçi: Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme

Opinionisti politik, Muhamet Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë janë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Bytyçi: Me datë 28 dhjetor qytetarët e Republikës së Kosovës do ti nënshtrohen procesit zgjedhor për herë të katërt gjatë këtij viti.

Që është mbase një rekord i zhvillimeve politike për një vend si i joni.

Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme dhe siç e dimë derivojnë nga një proces i tejzgjatur i pamundësisë të fituesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit i cili nuk arriti të ndërtojë një koalicion qeverisës apo një shumicë dhe e kemi këtë situatë tashmë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen këtë muaj.

Deri tani kemi parë një koalicion të Lëvizjes Vetëvendosje me tri subjekte të vogla.