TAKSA E RE PËR PRONAT NGA 2028-a/ Ministri i Financave: Do të nisë për ndërtesat, në 2030 për truallin

Taksa e re mbi pasuritë e paluajtshme do të nisë zbatimin në vitin 2028 për ndërtesat dhe në 2030 për truallin, pas një faze tranzitore deri në vitin 2026. Ministri Petrit Malaj, zbuloi se se parakusht do të jetë integrimi i bashkive në Kadastrën Fiskale.

Taksa e re e pasurive të paluajtshme do të nisë në vitin 2028 për ndërtesat dhe në vitin 2030 për truallin.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ndërsa zbuloi për herë të parë afatet e nisjes së zbatimit të taksës, ndërsa paralajmëroi se do paraprihet nga një proces tranzitor deri në 2026.

Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë do të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale, si parakusht thelbësor për cdo hap.

Malaj tha se projektligji i për Taksën e Pasurisë, ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe që shumë shpejt do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim.

Objektivi i qeverisë është të rritet mbledhja e të ardhurave nga kjo taksë, me synimin për të arritur deri në 1% të PBB-së deri në vitin 2028

Ministri i Financave e bëri deklaratën në eventin e mbylljes së projektit “ProTax Albania”, ku theksoi reformat ekonomike që po ndërmerr qeveria në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.