Blerja e banesave e pamundur për rrogëtarët, Shkëmbi: Shtresa e mesme po del nga tregu imobiliar! Ndërtime pa masë, çmime të papërballueshme

Në një intervistë për "Ora News", eksperti i pasurive të paluajtshme Armand Shkëmbi analizoi situatën aktuale të tregut të banesave në Shqipëri, duke theksuar mospërputhjen mes çmimeve të larta dhe të ardhurave të qytetarëve.

"Kërkesa ka. Shqiptarët e kanë traditë blerjen e shtëpisë. Në fakt ne jemi vendi i parë ose i dytë në europë për zotërim shtëpie.

Ajo që nuk përputhet në tregun tonë është volumi i madh i ndërtimit, rrallimi i popullsisë dhe rritja e çmimeve.

Pra, është një non sense që herët a vonë do të sqarohet në treg. Atë që ne kemi tani është që çmimet nuk përputhen me të ardhurat e shqiptarit të thjeshtë.

Nga tregu ka filluar të dalë dhe shtresa e mesme se klasa punëtore nuk blen dot shtëpi", u shpreh Shkëmbi.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME EKSPERTIN