Vokshi: LVV krijoi një përçarje politike prandaj jemi në këtë situatë tani

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, politologu Arlind Vokshi komentoi situatën e koalicioneve politike në Kosovë dhe ndikimin e gabimeve të LVV-së në zgjedhjet e fundit.

" Mendoj që koalicionet kishin një afat kohor për të bërë. Ishte data 30 nëntor ku duhet të dorëzoheshin në KQZ koalicionet e partive politike.

Jemi në dijeni për disa koalicione politike. Lëvizja Vetëvendosje bëri koalicion me PSHDK. Kjo parti politike kishte një marrëveshje të koalicionit.

Sic duket pushteti po e shfrytëzon dhe mekanizmat e tyre për ti dhënë hapësirë partive të vogla politike. LVV e ka humbur hapin e tyre për të krijuar koalicione me parti të tjera.

E ka humbur hapin tek zgjedhjet e fundit që e tradhëtoi kryetaren e nismës Socialdemokrate, që të merrte pozitën e kryetarit të Kuvendit

LVV si subjekt politik në zgjedhjet e fundit çoi në një përçarja politike prandaj kemi këtë rezultat që nuk kemi koalicion dhe kemi hyrë në një cikël zgjedhjesh ku ka agresivitet politik", u shpreh Vokshi.