Ish-polici i Kosovës arrestohet dhe më pas lirohet në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Nexhat Pireva, shtetas i Republikës së Kosovës nga Kamenica dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës për rreth 14 vite, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Ai po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre.
Sipas ministrisë, pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, Pireva është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve. MPJD u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të siguruar mbrojtjen e tyre”, thuhet në njoftim.