FOTO+VIDEO/ Përshkallëzohet protesta në Greqi! Gaz lotsjellës drejt fermerëve, nisin përleshjet me policinë, disa të pl*gosur

Tensione janë regjistruar në protestën e fermerëve, që po mbahet këtë të diel në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se fermerët janë përplasur me policinë dhe kanë carë bllokadën e këtyre të fundit me traktorë dhe mjetet e tyre bujqësore.

Si pasojë ata kanë bllokuar rrugën Athinë-Selanik, ndërsa raportohet se forcat e policisë për ti larguar kanë qëlluar me gaz lotsjellës dhe materiale kimikë.

Si pasojë e përplasjeve disa prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

FOTO+VIDEO/ Përshkallëzohet protesta në Greqi! Gaz

Sipas mediave lokale protestat e fermerëve po përshkallëzohen, ndërsa ata shprehen se protestat e tyre do të vijojnë kundër rritjes së kostove të prodhimit, çmimet e ulëta dhe vonesave në pagesa.