Plani sektorial i ndërtimit, Administrata e Tatimeve: Ndryshimi i profesionit të punonjësit për t'i ulur pagën, rrezik fiskal

"Deklaroni saktë pagat e punonjësve për të shmangur masat administrative." Kjo është thirrja që administrate e tatimeve iu bën tatimpaguesve të këtij sektori duke informuar se do të analizohen të gjitha pagat do t'i nënshtrohen një analizë të detajuar.

Kjo thirrje nga administrata tatimore vjen në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve.

Tashmë, krahasimet do të bëhen mbi bazën e një tabele të re me paga indikative, që përcakton nivelin orientues të pagës për çdo profesion në këtë sektor.

Sipas tabelës së publikuar nga tatimet, në sektorin e ndërtimit nuk do të ketë pagë më të ulët se 80 mijë lekë në muaj, që do të jetë për punonjësit mbështetës në ndërtim, riparuesit, punëtorë e dur aluminit apo magaziieret.

Vetëm sanitarët do të mund të paguhen me të paktën 60 mijë lekë në muaj ndersa tekniket e ndertimit nuk do të kenë paga më të ulëta se 100 mijë lekë.

Administratoret inxhinieret dhe drejtuesit e mjeteve te renda si vincet, perfshihen n liste me paga indiikative qe shkojne nga 140 derii ne 160 mije leke, më te lartat ne kete sektor

Administrata Tatimore sqaron se çdo pagë e deklaruar nën nivelin orientues, apo çdo rast kur bizneset ndryshojnë profesionin e punonjësit me qëllim kategorizimin në një pagë më të ulët, do të konsiderohet rrezik fiskal. Këto subjekte do të jenë objekt kontrolli nga strukturat e specializuara dhe mund të përballen me masa administrative

Në fokus sipas Tatimeve eshte rritja e mbulimit me sigurime dhe forcimi i sistemit të pensioneve, ndërsa theksohet se kontrollet do të intensifikohen gjatë muajve në vijim