Inagurohet rruga "Isa Boletini" në New York/ Nika: Institucionet amerikane habiten se sa të bashkuar janë shqiptarët për çështjet kombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 17:58
Në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News" ishte i ftuar Naser Nika, një aktivist në SHBA dhe gjithashtu kryetar i Shoqatës shqiptaro-amerikane "Staten Island" i cili ka folur lidhur me përurimin e rrugës së quajtur "Isa Boletini" në New York.
Përurimi i kësaj rruge, e përshkruar nga Nika, ishte një ceremoni e bukur, ku morën pjesë të gjithë institucionet e Staten Island.
"Niveli i organizimit ishte në një nivel më të lart se para dy viteve.
Ka pasur një pjesëmarrje nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi.
Jemi të gëzuar sepse kemi filluar që institucioneve këtu në Amerikë t’ju biem në sy më tepër se përpara. Me aktivitetet që bëjmë.
Ata janë të habitur sa të bashkuar jemi kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare."-u shpreh ai.
