Kancelari gjerman Merz: Jo paqes së imponuar ndaj Kievit dhe dobësimit të BE-së dhe NATO-s

Asnjë ‘paqe e imponuar’ për Kievin', ka deklaruar kancelari gjerman Friedrich Merz duke theksuar se Kievi dhe aleatët e tij evropianë duhet të përfshihen në çdo marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.

"Ne kemi një kurs të qartë veprimi: asnjë vendim mbi Ukrainën dhe Evropën pa ukrainasit dhe pa evropianët. Asnjë paqe e imponuar mbi kokat e ukrainasve. Asnjë dobësim apo ndarje e Bashkimit Evropian dhe NATO-s', tha Merz në Berlin së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk, menjëherë pasi foli në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.