Macron: Kemi finalizuar punën mbi garancitë europiane të sigurisë për Ukrainën, presim SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 17:05
Kreu i Elizesë njoftoi pas takimit me Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky se ka “finalizuar punën mbi garancitë e sigurisë”, duke përmendur diskutime “të rëndësishme për sigurinë e evropianëve, francezëve dhe ukrainasve”. Diskutime duhet të zhvillohen me zyrtarët amerikanë “në ditët e ardhshme” për të “përcaktuar pjesëmarrjen amerikane në këto garanci”, shtoi ai.
“Paralelisht, po zhvillohen bisedime që Rusia t’i japë të gjithë qartësinë ndërmjetësuesit amerikan në këtë kontekst, lidhur me vullnetin e saj për paqe.” Ai shtoi se do të ketë gjithashtu “bisedime midis delegacionit amerikan dhe një delegacioni rus” për të shqyrtuar “vullnetin ose jo të Rusisë për të ecur përpara.”
