Me mbi 200 km/orë, arrestohet biznesmeni që bënte manovra shpejtësie me Lamborghini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2025, 17:13
Një makinë e mirë nuk do të thotë që të lejon të shkelësh rregullat e qarkullimit dhe të bësh manovra të rrezikshme.
Një biznesmen 56-vjeçar grek, pronar i disa bizneseve, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij luksoz Lamborghini, duket se ka harruar ‘normat’ e shpejtësisë.
Ai është kapur duke qarkulluar me 216 km/orë, Bulevardin Vouliagmeni, në jug të Athinës.
Efektivët e policisë e kanë arrestuar ndërsa i kanë sekuestruar edhe mjetin.
