FOTO/ Homazhet për ipeshkvin Simon Kulli mbahen në Katedralen “Nënë Tereza”! Boçi: Bariu i urtë i Dioqezës së Sapës

Janë zhvilluar sot homazhet për ipeshkvin Simon Kulli, në Katedralen “Nënë Tereza” në Laç-Vau i Dejës.

Gjithashtu u kremtua “Mbrëmësorja për të vdekur”, që do të pasohet nga mesha të tjera përshpirtjeje në dy ditët e ardhshme.

Pikërisht në kriptën e kësaj katedraleje do të prehet edhe trupi i Tij, ndërsa ceremonia mortore siç është lajmëruar do të mbahet më 2 dhjetor, në orën 10:00.

Imzot Simon Kulli ndërroi jetë mëngjesin e 29 nëntorit, si pasojë e një arresti kardiak.

FOTO/ Homazhet për ipeshkvin Simon Kulli mbahen në Katedralen

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, së bashku me drejtuesit e Degës së PD Vau Dejës z. Ndreca e z. Shaba dhe ish deputetin z. Hila, kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për Monsinjor Simon Kullin.

‘U largua nga kjo jetë një zë i qetë, një njeri i përulur dhe një shërbestar i përkushtuar i besimit dhe komunitetit.

Kontributi i tij në jetën shpirtërore të zonës sonë do të mbetet i gjallë te njerëzit që ai i ka prekur me fjalën dhe veprën e tij’, shkruan Boçi në Facebook.