Çfarë po ndodh në PD? Baçi: Kemi zhvillime të vrullshme politike, ''kafja'' në të mirë të PD-së

Deputeti i PD, Luan Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi i disa prej figurave më të votuara të PD si Salianji, Alimehmeti, etj është në të mirë të PD.

Baçi: Më shumë do doja të isha i fokusuar tek ato çfarë shikojmë në këtë periudhë me aferat korruptive të kësaj qeverie.

Dhe me qëndrimin që mban kjo qeveri ndaj të korruptuarve, bashkëpunëtorëve të saj, hajdutëve dhe kundërvënies që i ka bërë drejtësisë.

Vetë përmendet edhe një fjalë kur thatë që një kafe e Ervin Salianjit, dmth që nuk ishte një kafe e Ervin Salianjit por ishte një kafe midis kolegësh të PD.

Unë do thoja që e ardhur në këto momente të zhvillimeve shumë të vrullshme politike, sidomos brenda mazhorancës një takim një take mund t’ia vejmë emrin si të duam e një grupi kolegësh, kandidat, ish kandidat të listave të hapura të PD unë mendoj se i bën mirë PD.

Nuk I bën aspak keq përkundrazi do të thoja që të kishte sa më shumë takime të tilla.

Qofshin këto edhe të pavarura në kuptimin e mirë të fjalës.

Të rastësishme për të diskutuar për problematikat që ka vendi në radhë të parë.

Problematikat korruptive të mazhorancës.

Por pse jo është për ato çfarë na shqetëson ne brenda PD.