Vizita e kryeministrit në Katar/ Rama: Një bashkëpunim që do të sjellë ekselencë spitalore në Shqipëri
Edi Rama në podcastin "Flasim" ka përmendur dhe vizitë e tij në Katar me Kryeministrin Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Ai ka treguar se mes tyre ka pasur diskutime për bashkëpunim për investime prestigjioze në shërbimet spitalore, që do të bëhen evidente së shpejti.
"Para pak ditësh vizitova Dohën dhe kalova disa orë intensive diskutimesh me mikun tim të shtrenjtë, Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, një ndër udhëheqësit më të talentuar e më të respektuar të botës së sotme, i cili do të vijë me shumë dëshirë në Shqipëri në muajt e parë të vitit të ri. Prekëm shumë tema me Kryeministrin dhe do të përgatisim një agjendë ambicioze bashkëpunimi, që do ta bëjmë publike gjatë vizitës së tij në Shqipëri, por mund të them qysh sot se do të sjellim në vendin tonë një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, qoftë si praktikë private e qoftë si praktikë partneriteti publik–privat, çka do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit tonë publik spitalor."- ka treguar Rama.
