Andoni: PD do e ketë shumë të vështirë të bëjë analizën e vitit 2025 sepse s'ka bërë akoma analizën e vitit 2021

Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se PD do e ketë shumë të vështirë të bëjë analizën e vitit 2025 sepse nuk ka bërë akoma analizën e vitit 2021.

Andoni: Nuk besoj se po ngatërrohen por po shkojnë në rrjedhën e zakonshme të paqartësisë që ndjekin zakonisht muajt e parë pas zgjedhjeve.

Keni parasysh që sa më shumë të kalojnë muajt, aq më shumë do të kthjellohen partitë sepse po ta shikoni me kujdes nuk ka lëvizje thelbësore prsh për demokracinë e brendshme të partive.

Përpjekjen e parë po e bën PD sepse ka mandatin e katërt që është në opozitë.

PD do e ketë shumë të vështirë ta bëjë analizën e vitit 2025 sepse nuk ka bërë akoma analizën e vitit 2021.

Duke mos e bërë këtë analizë, duke u marrë me elementë të tjerë po ta shikoni me kujdes tashmë individë të cilët e ndjejnë veten jashtë konjukturave të reja të PD, individë të tjerë të cilët besonin shumë se do ishin në listat e mbyllura sepse tek e fundit çdo individ ka të themi edhe atë përpjekjen ose të themi motivin për të qëndruar në politikë.

Dhe këtu është bërë një grupim jo aq i vogël i njerëzve që janë shumë të pakënaqur nga gjërat që kanë ndodhur në PD.