Udhëtime gjatë festave/ Shqiptarët zgjedhin Rajonin dhe Italinë për pushimet e Nëntorit! Voskopoja dhe Dardha, destinacionet më të kërkuara
Festat e Nëntorit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve turistike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Operatorët raportojnë se rezervimet kanë nisur më herët se zakonisht, ndërsa Italia mbetet ndër destinacionet më të kërkuara.
Festat e Nëntorit kanë sjellë rritje të lëvizjeve turistike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Fjorida Zani, eksperte turizmi thotë se rezervimet kanë nisur herët, me një pjesë të mirë të qytetarëve që kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda rajonit, për shkak të paketave ekonomike .
Italia përfshirë qytete të njohura si Piza, Venecia dhe Roma vijonë të tërheqin shumë vizitorë.
Destinacionet brenda Shqipërisë kanë qenë veçanërisht të kërkuara, ku Voskopoja dhe Dardha kryesojnë listën.
Zani thotë se edhe pse një pjesë e mirë e shqiptarëve i organizojnë vetë udhëtimet, gjë që e vështirëson matjen e saktë të fluksit, trendi i përgjithshëm tregon se interesi për udhëtime gjatë festave mbetet i lartë.

