Deputeti i LVV Abrashi: Partitë e tjera duhet të lëvizin nga interesat e tyre që të nxjerrin Kosovën nga ky “batak” që e kanë krijuar vetë
Në një lidhje direkte në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News" ka qenë i ftuar Artan Abrashi deputeti i LVV, i cili ka dhënë komentin e tij lidhur me rizgjedhjen e Albin Kurtit në garën për kryeministër.
Ai ka theksuar përgjatë zgjedhjeve dhe proceseve të tejzgjatura të konstituimit, partitë e vjetra nuk janë përputhur me mentalitetin politikë të Vetëvendosjes.
“Nuk pati vullnet. Nuk pati vullnet bashkëpunimi me LVV. Tashmë nuk është ndonjë befasi, faktin që ne mentalitetin e LVV, nuk përputhet me ato të partive të vjetra.”- u shpreh deputeti Abrashi.
Ai gjithashtu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të lëviz nga qëndrimet e saj që janë me të drejtë parimore. Ai shtoi se partitë e tjera duhen të lëvizin nga interesat e tyre që Kosova të dalë nga ky “batak”, të cilët vetë ata e kanë vendosur.
