Beteja e 28 dhjetorit në Kosovë/ Dili: Nuk është befasues koalicioni i PDK me Listën për Familjen

Analisti politik, Visar Dili në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk është befasuese koalicioni i PDK me Listën për Familjen.

Dili: Tashmë nuk është befasuese çfarë po ndodh dhe këto koalicione të cilat po vijnë.

Shohim zotin Rrahmanin u cili deri dje ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe pastaj krijoi një iniciativë që po del që të jetë një parti politike.

Dhe së fundmi bashkimi i tij me PDK nuk është diçka që po duket jo e rastësishme.

Si iniciativë në herën e kaluar, në zgjedhjet e kaluara arritën të kenë rreth 25 mijë vota.

Secila parti e madhe dëshiron të ofrojë këto lloj iniciativash të cilat ofrojnë një numër kaq të madh të votave.