Zgjedhjet në Kosovë/ Drenori: LVV vijon me të njëjtin kandidat, Kurti i jep siguri për të mos humbur
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 17:46
Analisti, Xhavit Drenori në një intervistë në Ora News u shpreh se Lëvizja Vetëvendosja vazhdon me të njëjtin kandidat për kryeministër në Kosovë.
Drenori: Të gjithë po tentojnë kandidatët për kryeministër.
Në fakt Lëvizja Vetëvendosja nuk e ndërron sepse e parë me Kurtin është një lloj garance që mund të fitoj zgjedhjet prap.
E dyta po të mos jetë Kurti, Vetëvendosja nuk e di se ku katandiset.
Nëse do thuhet me një fjalë të vetme, nuk kanë alternativë tjetër qytetarët. Sepse alternativën që e kanë në dispozicion është e qartë.
Ose do të qeverisë Vetëvendosja me një subjekt të vogël pra me minoritetin jo serb.
Ose do të qeverisin të tjerët bashkë PDK, LDK, AAK
